Ballina/Lajm

PRU Kosovë në Kongresin Botëror të Ujit të IWA 2026 në Glasgow

Kryetari ynë, Albert Salltakaj, mori pjesë në Kongresin Botëror të Ujit dhe kapitulli ynë u përmend ndër më aktivët në rrjetin PRU.

Kryetari ynë, Albert Salltakaj, mori pjesë në IWA World Water Congress & Exhibition 2026, mbajtur më 4–8 tetor në Glasgow, Skoci.

Gjatë Kongresit ai mori pjesë në Emerging Water Leaders Forum, Utility Leaders Forum, Western Balkans Water Sector Workshop dhe në sesione teknike, duke shkëmbyer përvoja dhe duke krijuar kontakte të reja ndërkombëtare.

Puna e PRU Kosovë ndër vite u vlerësua edhe në nivel ndërkombëtar: kapitulli ynë u përmend ndër më aktivët në rrjetin PRU. Së bashku me kryesinë e re synojmë të forcojmë bashkëpunimet dhe të krijojmë më shumë mundësi për profesionistët e rinj të ujit në Kosovë.

Falënderojmë IWRM-K për mbështetjen dhe mundësimin e kësaj pjesëmarrjeje.

Galeria