Platforma e menaxhimit dhe ndikimit për kapitujt PRU
Iniciativë rajonale: një sistem i përbashkët digjital për kapitujt PRU, që lidh anëtarët, aktivitetet, projektet, financat dhe raportimin e ndikimit.
Rreth projektit
Kapitujt PRU shpesh i mbajnë të dhënat në tabela, email-e dhe formularë të shpërndarë. Kur ndërrohet kryesia, humbet kujtesa institucionale.
Kjo platformë, që po e ndërtojmë dhe e përdorim së pari në Kosovë, lidh çdo anëtar me aktivitetet dhe projektet ku merr pjesë, kontributin e tij, kostot dhe rezultatet. Kështu kapitulli e ka gati raportin vjetor nga të dhëna të verifikuara.
Iniciativa propozohet për programin Visegrad+ me SHUKOS si aplikues kryesor, me pilotim në disa vende partnere.